Sot, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Znj. Sonila Hysi dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të pjesëtarëve të diasporës, me synim ruajtjen e traditave sportive, kombëtare e kulturore, si dhe promovimin e shtrirjes së tyre.

Përmes kësaj marrëveshje synohet krijimi i modelit të bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe vendosjen dhe forcimin e urave të këtij bashkëpunimi.

Marrëveshja parashikon ngritjen e Këshillit Koordinues të Sportit në Diasporë. Anëtarët e tij do të jenë sportistë, të cilët gjatë karrierës së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në promovimin dhe zhvillimin e disiplinave të ndryshme të sportit shqiptar.

Palët angazhohen në hartimin e nismave të përbashkëta të projekteve sportive dhe bashkëpunimin në evidentimin dhe përgatitjen e sportistëve shqiptare të diasporës. Zhvillimin e një aktiviteti vjetor mbi vlerat e sportit shqiptar në diasporë, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e disiplinave te ndryshme të sportit shqiptar në diasporë.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni këtu:
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR PËR PROMOVIMIN, NXITJEN DHE ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE SPORTIVE TË PJESËTARËVE TË DIASPORËS, ME SYNIM RUAJTJEN E TRADITAVE SPORTIVE KOMBËTARE KULTURORE, SI DHE PROMOVIMIN E SHTRIRJES SË TYRE, datë 07.07.2021