Agjencia Kombëtare e Diasporës duke patur parasysh objektin e veprimtarisë institucionale, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Diasporën shqiptare me qëllim dhënien e bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, si dhe në përmbushje të angazhimeve në kuadër të Vendimit Nr. 686, datë 02.09.2020 të Këshillit të Ministrave “Për kriteret e dhënies së bursave për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, për të studiuar në Republikën e Shqipërisë, nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për vitin akademik 2020-2021”, ka përgatitur një manual për aplikim për studentët që janë pjesë e komunitetit shqiptar dhe kanë interes të studiojnë në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë manual mund të gjeni vendet në të cilat shtetasit e huaj me origjinë shqiptare mund të aplikojnë; numrin e bursave sipas vendeve; kriteret bazë si dhe kriteret shtesë për përfitimin e bursës; fushat prioritare të studimit; dokumentat e nevojshëm për aplikim; si dhe mënyrën e përzgjedhjes.

Për të shfletuar manualin klikoni këtu:

Manual për dhënien e bursave dhe përcaktimin e kritereve, sipas programeve të studimit për shtetasit e huaj me origjinë shqiptare të cilët përfitojnë bursa studimi në Republikën e Shqipërisë