Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë.
Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me gjuhen italiane.

Në kuadër të 533 vjetorit të themelimit, Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Asamblenë Rajonale Siciliane e autoritetet lokale vazhdon mbarëvajtjen e aktiviteteve festive.

Kalendari i eventeve vazhdon ditën e sotme me një sërë aktivitetesh e takimesh dhe mbyllet me koncertin “Tingujt e jetës mes Tokës dhe Detit) për të rinisur sërish ditën e neserme me të tjera aktivitete.