Pjesëtarët e grupit Arbëresh “Shega” vizituan sot ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku u njohën me veprimtarinë e Agjencisë si një institucion që ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, Znj. Sonila Hysi dhe Drejtoresha e Diasporës, Znj. Klaudia Hasanllari pritën sot grupin muzikor arbëresh “Shega”.

Drejtoresha Ekzekutive Znj. Hysi theksoi rëndësinë që ka komuniteti shqiptar arbëresh për shtetin shqiptar dhe shprehu mikëpritjen e Agjencisë për të gjithë arbëreshët.
Sot, grupi “Shega” do të promovojnë albumin e tyre të parë në një koncert live, i cili do të mbahet në orën 20.00 te “Reja“ në Tiranë.

Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare.