E nderuar znj. Ministre e Arsimit të Repubikës së Shqipërisë,

I nderuar Prof. Dr.Ardian MACI,

Te nderuar pjesemarres,

Takimi i sotëm per Agjencine Kombetare te Diaspores është i një rëndësie të veçantë pasi krijon nje mekanizëm që lidh të dyja palët.

Gjithashtu ky takim konsiston në nxitjen e bashkëpunimit, krijimin e urave të shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet kërkuesve shkencorë nga diaspora me ata nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia për një angazhim të përbashkët.

Ky angazhim i përbashkët është zhvillimi dhe konsolidimi i bashkëpunimit institucional me diasporën, nëpërmjet: përmirësimit të pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj, aty ku gjendet; ofrimit të ndihmës për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare; nxitjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës; bashkëpunimit për prosperitetin, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të gjithë kombit.

Në kuadër të nxitjes së kërkim – zhvillimit shkencor dhe të bashkëpunimit me diasporën shkencore shqiptare, Agjencia Kombëtare e Diasporës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Institutit Alb-Shkenca.

Nëpërmjet ketij memorandumi MoU, palët angazhohen:

  • në hartimin e nismave të përbashkëta, të projekteve në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik;
  • organizimin e takimeve dhe konferencave shkencore, botimin e punimeve dhe studimeve shkencore, promovimin e studimeve dhe publikimeve të pjesëtarëve të Diasporës;
  • ngritjen e Këshillit Koordinues të Pjesëtarëve të Diasporës për Kërkimin Shkencor;
  • zhvillimin e aktiviteteve vjetore në fushën e kërkimit shkencor e teknologjik dhe botimin e punimeve shkencore dhe studimeve mbi gjenezën, gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore,

Diaspora është një potencial i domosdoshëm për zhvillimin e Shqipërisë me anë të lidhjes dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të Diasporës dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit, kulturës dhe çështjeve sociale. Diaspora ka kapacitete, të cilat mund të përdoren për zhvillimin e mëtëjshëm të shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet ndërmjetësimit, përcjelljes së ideve/praktikave/vlerave dhe kapitalit social.

Një bashkëpunim shumë i rëndësishëm midis dy paleve është Evidentimi dhe regjistrimi i kërkuesve shkencorë (specialistëve) shqiptarë që jetojnë në vende të tjera i cili do të bëhet në një regjistër të posaçëm (bazë të dhënash) në kuadër të marrëveshjes që ne kemi nënëshkruar, ky regjister do të  përditësohet vazhdimisht dhe do të përmbajë si të dhëna bazë gjeneralitetet e personit, gradën shkencore, fushën e specializimit, universitetet ku personi ka studiuar, dhe vendin aktual të punës. Me mbështetjen e ministrisë së arsimit, Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Instituti Alb-Shkenca ka bërë hapat e para në këtë drejtim.

Për ne është shumë i rëndësishëm Integrimi i diasporës shkencore shqiptare në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Kjo përfshin gjithashtu mundësimin e vizitave studimore nga persona që kanë interes si dhe krijimin e një infrastrukture teknologjike/laboratorike që mundëson punë kërkimore shkencore të nivelit të lartë. Ky process mund të realizohet vetëm me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me rektoratet dhe fakultetet përkatëse duke krijuar kushtet e nevojshme që kërkues shkencorë nga diaspora të kenë mundësi të vijnë në institucionet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor për vizita të kohëzgjatjeve të ndryshme, për cikle leksionesh të hapura, apo punë kërkimore shkencore të përbashkët.

Nxitja e kthimit të trurit dhe bashkëpunimi me diasporën shkencore, shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet kërkuesve shkencorë nga diaspora me ata nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia është me përfitim të dyanshëm.

Sot ka të paktën rreth 600-700 persona me grada shkencore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendet perëndimore, si SHBA, Itali, Holandë, Gjermani, vendet nordike e me radhë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë për periudha të ndryshme kohore në vendet tona, e për këtë Agjencia Kombëtare e Diasporës është gati të marrë angazhimin maksimal për t`ju lehtesuar procedurat që e mundësojnë këtë shkëmbim.

Ky takim i sotëm nuk duhet parë si një koncept ‘le të flasim për shkencen’, po si një mekanizëm që do të lidhë të dyja palët për një angazhim të përbashkët. Ajo që dëshiroj të nënvizoj është fakti që aktualisht zëri dhe fjala juaj është shumë e rëndësishme për nxitjen e kthimit të trurit në vendit tonë. Pa diskutim angazhimi i përbashkët do të realizojë në vazhdim një koncept që do të jetë në interesin e përbashkët.

Ju falenderoj