Drejtoresha e Drejtorisë së Diasporës, Znj. Klaudia Hasanllari dhe përfaqësues të sektorit të diasporës dhe projekteve në Agjencinë Kombëtare të Diasporës u takuan sot me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë për Punët e Brendshme në Kosovë dhe përfaqësues të Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë me synim shkëmbimin e përvojave mbi strukturat përgjegjëse për migracionin, diasporën dhe koordinimin me pushtetin vendor.

Integrimi i diasporës në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të vendit është prioritet i Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe shkëmbimi i përvojave të suksesshme është gjithnjë një vlerë e shtuar.

“Ky takim shërben në forcimin e urave lidhëse të bashkëpunimit institucional dhe do të jetë në vazhdimësi”,- u shpreh Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë për Punët e Brendshme në Republikën e Kosovës, znj. Fahrije Tërnava.