altin.selimi

About Altin Selimi

This author has not yet filled in any details.
So far Altin Selimi has created 316 blog entries.

Agjencia Kombëtare e Diasporës vazhdon aktivitetet në bashkinë e Cerzeto, Kalabri

Agjencia Kombëtare e Diasporës në datat 29-30 gusht dhe 1 shtator, realizoi një program aktivitetesh në komunitetin Arbëresh në Itali. Pas aktiviteteve të zhvilluara në Hora e Arbëreshëve në Siçili, ditën e djeshme AKD ishte në bashkinë e Cerzeto, Kalabri.

Drejtoresha Ekzekutive, znj. Sonila Hysi zhvilloi takime me Kryetarin e Bashkisë, z. Giuseppe Rizzo, me Prof. […]

By |September 2nd, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Agjencia Kombëtare e Diasporës vazhdon aktivitetet në bashkinë e Cerzeto, Kalabri

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermos

“Identiteti është zgjedhje!” Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermos, Prof. Leoluca Orlando. Në takim ishte prezent dhe Kryetari i Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, z. Rosario Petta.

Gjatë takimit u vu theksi mbi identitetin dhe integrimin e Diasporës Shqiptare Arbëreshe në Itali. Znj. […]

By |August 31st, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi u mirëprit sot nga Kryetari i Bashkisë së Palermos

Gëzuar 533 vjetorin Hora e Arbëreshëve!

533 vjet që arbëreshët flasin shqip, ruajnë traditën, kulturën dhe zakonet e Arbërisë së tyre të dashur.

Agjencia Kombëtare e Diasporës vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të këtij komuniteti dhe është pjesë e festimeve dhe aktiviteteve të organizuara nga të dy palët në nder të tyre.
Diaspora e vjetër shqiptare na kujton edhe një herë se […]

By |August 30th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Gëzuar 533 vjetorin Hora e Arbëreshëve!

Hora e Arbëreshëve feston 533 vjetorit e themelimit

Hora e Arbëreshëve (apo siç njihet në gjuhë italiane si Piani degli Albanesi) është komuniteti më i madh arbëresh i vendosur në Itali, në vitin 1488 e që sot numëron mbi 6 mijë banorë.
Qyteti ndodhet në krahinën e Palermos dhe ka ruajtur traditën dhe zakonet shqiptare, e flet gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas me […]

By |August 30th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Hora e Arbëreshëve feston 533 vjetorit e themelimit

grupi Arbëresh “Shega” viziton ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Pjesëtarët e grupit Arbëresh “Shega” vizituan sot ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, ku u njohën me veprimtarinë e Agjencisë si një institucion që ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional me diasporën shqiptare.

Drejtoresha Ekzekutive e AKD-së, Znj. Sonila Hysi dhe Drejtoresha e Diasporës, Znj. Klaudia Hasanllari pritën sot grupin muzikor arbëresh “Shega”. […]

By |August 25th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on grupi Arbëresh “Shega” viziton ambientet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës

Grupi Arbëresh “Shega” koncert tek “Reja“ në Tiranë

Më 25 gusht 2021, në orën 20:00, Grupi “Shega” do të zhvillojë koncert tek “Reja“ në Tiranë. Koncerti organizohet nga Agjencia Kombëtare e Diasporës me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën, në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe traditave kombëtare. Grupi i të rinjve arbëresh do të prezantojnë për publikun një mbledhje […]

By |August 20th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Grupi Arbëresh “Shega” koncert tek “Reja“ në Tiranë

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Gjirokastrës

Në përvjetorin e 16-të të përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar një takim në këtë qytet.

Në përvjetorin e 85-të të Gjeniut të Letrave shqipe, Ismail Kadare, Hysi i ka dhuruar shtëpisë muze albumin “Kadare dhe Gjirokastra”, album fotografik i realizuar nga artisti Roland Tasho dhe […]

By |July 15th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi ka zhvilluar sot një takim në qytetin e Gjirokastrës

Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë drejtoresha e diasporës dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë

Në vijim të vizitës dy ditore, drejtoresha e diasporës, Znj. Hasanllari dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë në Kosovë. Qëllimi i takimeve është shkëmbimi i eksperiencës mbi koordinimin me njesitë vendore përgjegjëse për diasporën dhe migracionin si dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera.

Në përfundim të takimeve teknike të […]

By |July 13th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë drejtoresha e diasporës dhe përfaqësuesit e AKD-së zhvilluan takime me përfaqësues të komunave Ferizaj dhe Lipjanë

Drejtoresha e Drejtorisë së Diasporës zhvilloi sot një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë për Punët e Brendshme në Kosovë

Drejtoresha e Drejtorisë së Diasporës, Znj. Klaudia Hasanllari dhe përfaqësues të sektorit të diasporës dhe projekteve në Agjencinë Kombëtare të Diasporës u takuan sot me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë për Punët e Brendshme në Kosovë dhe përfaqësues të Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë me synim shkëmbimin e përvojave mbi strukturat […]

By |July 12th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Drejtoresha e Drejtorisë së Diasporës zhvilloi sot një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë për Punët e Brendshme në Kosovë

Shoqata “Bijtë e Shqipes” zhvillon ceremoninë e inagurimit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga termeti në fshatin Ishëm, Durrës

Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia në datën 6 korrik 2021 zhvilloi ceremoninë e inagurimit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga termeti në fshatin Ishëm, Durrës. Shoqata pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, ndërmori nismën për mbledhjen e fondeve dhe ndërtimin e 2 shtëpive për familjet e dëmtuara.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin […]

By |July 8th, 2021|Te rejat e Fundit|Comments Off on Shoqata “Bijtë e Shqipes” zhvillon ceremoninë e inagurimit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga termeti në fshatin Ishëm, Durrës