Eliza Dushku është një aktore shqiptaro-amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro-daneze. Babai është nga Korça ndërsa nëna daneze, të dy profesorë universiteti. Është lindur më 30 dhjetor 1980 në Boston, Massachusetts të ShBA-së.

Eliza u bë e njohur me rolin e saj në serialin “Buffy the Vampire Slayer dhe Angel”. Në moshën 10 vjecare, filloi karrierën në filmin “That Night” (1992), të cilën e pasuroi duke luajtur së bashku me yje të tjerë, si Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo Di Caprio, Paul Reiser, dhe Jim Belushi.