Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Sonila Hysi në një intervistë për “Report Tv” ka prezantuar disa nga iniciativat dhe veprimtaritë e institucionit. Ndër të tjera  ajo foli për personat, të cilët vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit dhe nismën “Dhuro libra”, e cila do të shërbejë për krijimin e një fondi me libra shqip për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi dhe Itali. Gjithashtu ajo tregoi edhe për botimin e albumit “Kadare dhe Gjirokastra” një botim i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, me rastin e 85 vjetorit të shkrimtarit të madh të kombit, Ismail Kadare me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare.

Znj. Hysi theksoi se një nga detyrat specifike të agjencisë është mbrojtja e të drejtave dhe interesave të të gjithë pjesëtarëve të diasporës si dhe ruajtja e gjuhës amtare.

Intervistën e plotë mund ta dëgjoni këtu.