Agjencia Kombëtare e Diasporës në ditën e sotme zhvilloi një takim online me znj. Teuta Tabaku, “Ambasador i Kombit” dhe anëtare e Këshillit të Mësimit Shqip për Diasporën, në Turqi.

Në takim morën pjesë znj. Sonila Hysi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Klaudia Hasanllari, Drejtore e Drejtorisë së Diasporës dhe znj. Elkana Himçi, Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve.

Gjatë takimit u diskutua mbi realizimin e projektit kushtuar Diasporës shqiptare në Turqi, për forcimin e urave të bashkëpunimit, vazhdimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të programeve të mësimit të gjuhës shqipe që synojnë ruajtjen e gjuhës dhe vlerave kulturore kombëtare​.