Agjencia Kombëtare e Diasporës zhvilloi sot një takim online me z. Bora Zukali, “Ambasador i Kombit” dhe kryetar i shoqatës “Vatra” në Stamboll, Turqi.

Në takim morën pjesë znj. Sonila Hysi, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Elkana Himçi, Përgjegjëse e Sektorit të Projekteve dhe znj. Eneida Binaj nga Sektori i Projekteve të AKD-së.

Agjencia Kombëtare e Diasporës po zhvillon disa takime online me anëtarë të komunitetit shqiptar në Turqi me qëllim zhvillimin e aktiviteteve për realizimin e projektit kushtuar Diasporës shqiptare në Turqi, i cili ka si synim ruajtjen e gjuhës shqipe, vlerave kombëtare dhe kulturore në diasporën shqiptare në Turqi dhe për të forcuar më tej prezencën tonë pranë këtij komuniteti.