Agjencia Kombëtare e Diasporës merr pjesë në Panairin e Turizmit Ndërkombëtar Tirana 2019 i cili po zhvillohet në ambientet e “Expo City”. Ky panair, pjesë e Programit Shtetëror të Aktiviteteve për Diasporën, publikuar në faqen elektronike të Agjencisë ku çdokush mund të informohet dhe të vendos në axhendën personale pjesëmarrjen në aktivitete që iu përgjigjen interesave apo distancës nga vendbanimi i tyre.

Panairi i Turizmit Ndërkombëtar këtë vit ka si qëllim inkurajimin, bashkëpunimin dhe promovimin e destinacioneve turistike shqiptare dhe rajonale.